KUSH
JEMI
NE

UNICEFI është duke kaluar një tranzicion, i shtyrë nga një evolucion në kontekstin e zhvillimit, dhe nga mendimet e ndara e teknologjitë që premtojnë në avancimin e shërbimeve të tyre tek fëmijët.

Me këtë në mendje, Innovations Lab Kosovo po ndihmon UNICEF-in dhe partnerët që të rishohin zhvillimin. Një njësi e UNICEF-it në Kosovë, Laboratori, është shtëpia e një ekipi shumë të disiplinuar duke përfshirë menaxherët e projekteve, inxhinierët e softuerëve, praktikuesit e përkrahjes, dizejnatorët, ndërmarrjet sociale, edukatorët, specialistët e komunikimit dhe marketingut, dhe dizejnatorët e grafikës dhe uebit.

 

 

 

hana

Hana Sahatqija

Adolescent Development Officer

Jeton Siqeca

Technology for Development Officer

Arbnore Berisha

Arbnore Berisha

Associate Officer

Bujar Fejzullahu

Bujar Fejzullahu

Executive Director of PEN

Valon Nushi

YEP Coordinator

Laurat Raça

BYFY Coordinator

ermal

Ermal Berisha

Software Developer

Dorotea

Dorotea Sahatçiu

Youth-Led Project Officer

Zana

Zana Cana

Youth-Led Project Officer

Alim

Alim Halimi


Youth-Led Project Officer

Fjolla

Fjolla Bajraktari

Podium Officer

Hana Ilazi

Hana Ilazi

Ponder Officer

Zana

Lisar Morina

Communications Officer

njomza

Njomza Kadriu

Graphics Designer

semra

Semra Dedinja

Web Developer

jeton a

Jeton Ahmetaj

Jr. Software Developer

lulzim

Lulzim Gashi

Jr. Software Developer

valentini

Valentin Muharremi

Financial and Administration Officer

adrian

Adrian Islami

Logistics Officer

 

 

BYFY

Shtylla e ILK-së, BYFY (Nga të rinjtë për të rinj) që fuqizon të rinjtë për të transformuar idetë e tyre për ndikim social në projekte të zbatueshme, duke i dhënë udhëheqësve të rinj përvojë të dorës së parë për të zhvilluar dhe implementuar projekte, programe dhe aktivitete sociale. BYFY vepron si “para-inkubator” që lidh zbrazëtinë ndërmjet idesë dhe qëndrueshmërisë, projekt me ndikim duke ofruar financim, pajisje, hapësirë për zyrë dhe – më e rëndësishmja – zhvillim të kapaciteteve përmes trajnimeve dhe këshillave.

DC

Shtylla, DC (Qendra e Dizajnit) ndërlidh metoda premtuese me teknologjitë zhvilluese të informacionit dhe komunkimit që të rrit shërbimin e UNICEF-it te fëmijët dhe të rinjtë e prekur. DC hulumton sfida dhe mundësi që lidhen me ofrimin e shërbimeve dhe përdorimin e informacionit, dhe shpreh zhvillimet në telefon, burim të hapur (open source), dhe teknologjitë sociale tek zgjidhjet prototip.

YEP

Youth Empowerment Platform (Platforma e Avokimit të të rinjëve) mbështet të drejtën e të rinjve së Kosovës të dëgjohen. YEP funksionon në dy fronte: së pari, e pajis rininë e Kosovës me aftësi të merren me marrësit e vendimeve përmes veprimeve kreative, të qëndrueshme në shoqëri dhe politikë; e dyta, YEP krijon kërkesa midis të rinjëve—dhe mundësi për rininë–për dialog pjesëmarrës përmes iniciativave të komunitetit të avokimit në terren dhe kampanjave me ndikim të lartë në publik.

 

ÇKA BËJMË NE

 

NE AVANCOJMË PËRDORIMIN E TEKNOLOGJISË DHE INFORMACIONIT.

Qasja e teknologjive të reja dhe ndarëse — nga telefonat mobil deri te “të dhënat e mëdha”—është mundësi tashmë e pa precidentë në shërbimet më të mira tona për rininë dhe fëmijët.

Zhvillimi dhe përdorimi i këtyre teknologjive—ose edhe kalimi nëpër to ose ripropozimi i aplikacionit komercial i tyre—do të thotë se ne mund analizojmë dhe kuptojmë dinamikat e nevojës dhe provizionit të shërbimit në mënyrat që kurrë më herët nuk kanë qenë të mundura: ne mund të hapim xhepat e dobësive, të kuptojmë nevojën në kohë reale, dhe të rrisim radikalisht transparencën dhe llogaridhënien.

 

NE EVOLUOJMË LIDHJEN E TË RINJVE ME UNICEF-IN PREJ PËRFITUESIT TEK PARTNERI.

Impakti social është bërë i qëndrueshëm kur ai është kryer në bashkëpunim me poseduesit e të drejtave, që e fitojnë aftësinë për të miratuar, adaptuar, rritur, dhe përsëritur një ndërhyrje. Kjo është arsyeja pse ndërtimi i kapaciteteve të të rinjve është në qendër të teorisë tonë të ndryshimit. ILK beson se përsëritja e ardhshme e punës për zhvillim është një posedues i të drejtave-qasje e afrimit—ilustruar në lëvizjet si sipërmarrje sociale dhe –qasja e mbrojtjes—dhe është ndërtimi i modeleve që do të fuqizojnë rininë në ndryshime.

 

NE HULUMTOJMË SI TË REZULTOJMË NDRYSHIM PËRMES KOMUNIKIMIT.

Nga përdorimi i rrjeteve sociale për të mundësuar dialog të drejtpërdrejtë ndërmjet personave përgjegjës dhe poseduesve të të drejtave, tek përdorimi i metodave guerile të marketingut që nxisin ndryshim të sjelljes, Laboratori është duke avancuar një kuptim të ri të komunikimit: jo vetë një vegël sa për t’u dukur, por ne e shohim komunikimin si një instrument strategjik për të ndikuar në shoqëri . Që të realizojmë këtë, dhe t’i flasim një gjenerate të re poseduesish të të drejtave, Laboratori është duke përshtatur praktikat më të mira zhvilluese në marketing dhe mobilizimin nga sektori privat nga konteksti i zhvillimit.

SI E BËJMË KËTË

Ne shikojmë të gjitha sektoret dhe fushat të gjejmë metoda, teknologji, dhe vegla që janë premtuese kur diskutohet rreth përmirësimit të shërbimit tonë te fëmijët dhe të rinjtë. Ne bashkojmë përvojat unike dhe mjeshtërinë e UNICEF-it me atë të partnerëve të rinjë dhe të profileve të ndryshme—akademikë, të sektorit privat, dhe, më e rëndësishmja, me vetë poseduesit e të drejtave—të identifikojmë nevojat dhe mundësitë, dhe të dizajnojmë, të testojmë dhe të implementojmë zgjidhje që e përcaktojnë zhvillimin e ri.

 

Përfshiju

Si i ri

UDHËHEQ NJË BIZNES SOCIAL

Programi i Laboratorit Nga Rinia për Rininë ofron financim, udhëzim dhe pajisje për të shndërruar në realitet idetë tuaja mbi ndikimin social. Shiko pjesën tonë të lajmeve nëse jemi duke pranuar aplikacione.

MERR PJESË NË TRAJNIM apo AKTIVITET

Laboratori ofron planprogram të trajnimeve në fusha të llojllojshme sikur hartëzimi i burimit të hapur, zhvillimi i aplikacioneve, media sociale për të mirë sociale, publike dhe avokim politik dhe ndërmarrësi sociale. Zbulo çfarë do të organizohet duke shikuar pjesën e lajmeve.

PUNË PRAKTIKE NË LABORATOR

Fito kredi universitare duke fituar përvojë të dorës së parë duke mbështetur teknologjinë dhe zhvillim softuerik për projekte për përfitim social. Shiko pjesën tonë të lajmeve nëse jemi duke pranuar aplikacione.

LAJMËROHU VULLNETAR ME PROJEKTET E LABORATORIT

Vepro për të mbështetur punën tonë: bashkoju rrjetit të vullnetarëve të angazhuar për të ndihmuar Laboratorin dhe UNICEF-in në arritjen e zhvillimeve të reja. Plotëso formularin e vullnetarit këtu për t’iu bashkuar planit të vullnetarëve dhe shiko lajmet për mundësitë e radhës.

 

Për kompani

Më shumë se kurrë, kompanitë më të mira botërore janë duke integruar të mirën sociale në qëllimet e tyre afariste.

Besojmë në rolin vital që mund të kenë korporatat në përmirësimin e shoqërisë, dhe janë duke hulumtuar mënyra të reja të partneritetit me sektorin privat – nga këmbimi i ekspertizës dhe vullnetarizmi i punëtorëve deri tek mbështetja në natyre dhe monetare dhe udhëzimi për përgjegjësi sociale – për të na ndihmuar në arritjen e objektivit të përbashkët për një jetë më të sigurt, më të shëndetshme, më me prosperitet për fëmijët dhe rinin.

Të bëjmë gjëra të mira së bashku. Na kontaktoni në contact@kosovoinnovations.org për të zbuluar si.

 

Për akademi

UNICEF është duke krijuar partneritete inovative me institucionet e shquara akademike në botë. Në aspekt global, puna jonë përfshin planprogramin e përbashkët dhe këmbimin e ekspertizës, mundësi për punë praktike dhe bashkëpunim programatik me (përpos tjerash) Universitetin e Nju Jorkut, Universitetin e Kolumbisë, Kolegjin e Qendrës së Artit në Dizajn, Universitetin e Altos dhe Shkollën e Re.

Në Kosovë, Laboratori punon me universitete udhëheqëse duke përfshirë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë. Fakulteti dhe administrata të interesuar në hulumtimin e bashkëpunimit me Laboratorin mund të na kontaktojnë në contact@kosovoinnovations.org për më shumë informata.