Activate është ngjarje vjetore e UNICEF Innovations Lab Kosovo, që mbahet me qëllim të promovimit të teknologjive inovative dhe të iniciativave të zhvilluara nga Lab-i, dhe të nxjerrë në pah punën e inovatorëve të rinj social të përfshirë në programet e Lab-it. Mysafirët do të takojnë liderët e rinj dhe të zbulojnë/kuptojnë vizionin dhe punën e tyre në komunitetet e tyre.
Ngjarja do të mbahet nga ora 16:00 deri më 18:00, më 27 nëntor, në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës, në Prishtinë.
Ngjarja do të përfshijë prezantime nga inovatorë të rinj social, përfaqësues nga Rrjeti Global i UNICEF-it, si dhe përfaqësues të institucioneve publike në Kosovë. Mesazhet inspiruese do të përcjellen me një koktej rasti dhe ekspozitë të projekteve dhe iniciativave të mbështetura.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më 23 nëntor, 2017 përmes këtij linkume e-mail activate@kosovoinnovations.orgose përmes telefonit në +381 249 230.