Generation Unlimited Youth Challenge
30 October / 2019
UNICEF dhe UNDP, në partneritet me OJQ PEN, organizon Generation Unlimited Youth Challenge, prej 29 Nëntor – 1 Dhjetor, 2019.

UNICEF dhe UNDP, në partneritet me OJQ PEN, organizon Generation Unlimited Youth Challenge, prej 29 Nëntor – 1 Dhjetor, 2019.
Ju do të:
- Zgjidhni sfida sociale që përmirësojnë komunitetin ku jetoni;
- Mësoni si të zhvilloni dhe realizoni idetë tuaja në projekte praktike;
- Fitoni grant, hapësirë dhe mentorim për të implementuar projektin tuaj;
- Bëhuni pjesë e Garës Globale për të fituar fonde shtesë dhe mentorim që të zhvilloni tutje idenë/projektin tuaj në nivel botëror.
Të drejtë aplikimi kanë:
- Të rinjtë e moshës 14 – 24 vjeç, nga gjithë territori i Kosovës;
- Ekipet që ofrojnë zgjidhje për një (1) nga sfidat më poshtë:
- Si mund të përmirësojmë qasjen në edukimin gjithpërfshirës dhe të rrisim mundësitë e mësimit te fëmijët me aftësi të kufizuara, përmes metodave alternative dhe kreative?
- Si mund të krijojmë një lidhje më të mirë në mes të mundësive për punësim dhe të rinjëve, duke përmirësuar aftësitë e tyre, dhe duke rritur angazhimin e sektorit privat?
*Të gjitha shpenzimet përgjatë kësaj punëtorie janë të mbuluara nga organizatorët.
Si të aplikoni
Klikoni në linkun në vazhdim, dhe plotësoni formën e aplikimit ☺
Për ndihmë pyetje apo ndihmë, ju lutem na kontaktoni në: genu@kosovoinnovations.org ose në: +383 (0) 49 728 555
Afati i fundit për aplikim (e mërkure), 20 Nëntor, 2019.