KoVo: Volunteers Management Workshop, është punëtori që organizohet nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të Organizatave Civile dhe/apo Institucioneve Publike mbi menaxhimin e vullnetarëve.

Përmes kësaj punëtorie ju përfitoni:

  • Aftësi për menaxhim të vullnetarëve;
  • Aftësi për rekrutim të vullnetarëve;
  • Udhëzime për punë vullnetare;
  • Njohuri rreth akreditimit të Shërbimit Europian të Vullnetarëve;
  • Mundësi fitimi të granteve në vlerë prej 400 euro për menaxhim të vullnetarëve.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Organizatat joqeveritare dhe jofitimprurëse të regjistruara në Kosovë;
  • Institucionet Publike të Kosovës;
  • Këshillet e Veprimit Rinor Lokal në kuadër të Komunave.

Si të aplikoni:

Koha për aplikim ka kaluar!

Kompletoni formën e aplikimit këtu: KoVo: Volunteers Management Workshop

Punëtoria do të mbahet me datë 20 dhe 21 Dhjetor, 2017. Të gjitha shpenzimet gjatë punëtorisë mbulohen nga UNICEF Innovations Lab Kosovo

Për më shumë informata mund të na shkruani në adresën kovo@kosovoinnovations.org, telefon: +386 49 728 555, apo në web faqe www.kosovoinnovations.org ose www.kosovovolunteers.org

Afati i fundit për aplikim është 14.12.2017