KoVo: Volunteers Management Workshop, është punëtori që organizohet nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të Organizatave Civile dhe/apo Institucioneve Publike mbi menaxhimin e vullnetarëve.

KoVo: Volunteers Management Workshop, është punëtori që organizohet nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, ne partneritet me OJQ PEN dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të Organizatave Civile dhe/apo Institucioneve Publike mbi menaxhimin e vullnetarëve.

Përmes kësaj punëtorie ju përfitoni:

  • Aftësi për menaxhim të vullnetarëve;
  • Aftësi për rekrutim të vullnetarëve;
  • Udhëzime për punë vullnetare;
  • Njohuri rreth akreditimit të Shërbimit Europian të Vullnetarëve;
  • Mundësi fitimi të granteve në vlerë prej 400 euro për menaxhim të vullnetarëve.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Organizatat joqeveritare dhe jofitimprurëse të regjistruara në Kosovë;
  • Institucionet Publike të Kosovës;
  • Këshillet e Veprimit Rinor Lokal në kuadër të Komunave.

Si të aplikoni:

Koha për aplikim ka kaluar!

Kompletoni formën e aplikimit këtu: KoVo: Volunteers Management Workshop

Në punëtori mund të merr pjesë 1 përfaqësues/e i/e Organizatës/Institucionit, dhe në aplikacion duhet të ngarkohet certifikata e regjistrimit dhe planet e Organizatës për aktivitetet e ardhshme.

Punëtoria do të mbahet me datë 7 dhe 8 Qershor, 2018. Të gjitha shpenzimet gjatë punëtorisë mbulohen nga UNICEF Innovations Lab Kosovo

Për më shumë informata mund të na shkruani në adresën kovo@kosovoinnovations.org, telefon: +386 49 728 555, apo në web faqe www.kosovoinnovations.org ose www.kosovovolunteers.org

Afati i fundit për aplikim është 03.06.2018