Keni ndonjë ide si t’i përmirësoni kushtet në komunitetin tuaj?

Laboratori i Inovacioneve i UNICEF-it në Kosovë është duke lansuar thirrjen për aplikim që të merrni pjesë si lider i ri në programin tonë Nga të Rinjët për të Rinjët. Ne i mirëpresim projekt propozimet nga të rinjët e Kosovës (mosha 15-24 vjeç), të cilët janë të pasionuar për t’i zbuluar nevojat e komunitetit, dhe për të krijuar dhe implementuar zgjidhje inovative.

Ne i inkurajojmë projektet inovative shoqërore të cilat në mënyrë efektive trajtojnë sfidat më të mëdha në komunitet. Aplikantët e suksesshëm do të punojnë ngushtë me ekipin e Laboratorit të Inovacioneve në Kosovë për zhvillimin dhe implementimin e ideve të tyre, dhe projektet e tyre do të financohen në shumë deri në 2000 €.

E rëndësishme* Ne jemi duke kërkuar shërbime dhe/apo produkte të cilat kontribuojnë në adresimin e sfidave shoqërore në komunitetet tuaja.

Afati i fundit 03.07.2016