Çka është PONDER?

PONDER është programi më i ri i UNICEF Innovations Lab Kosovo në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë.

Është program jo-formal i edukimit që ka për qëllim përmirësimin e aftësive të mendimit kritik posaqërisht kur kemi të bëjmë me informatat dhe mesazhet që adoleshentët dhe të rinjët marrin nga mediat sociale dhe ato tradicionale.

Të rinjët dhe të rejat sot janë të bombarduar me një vëllim të madh të informacioneve dhe atë që e absorbojnë ndikon në formësimin e ideve dhe opinioneve të tyre. Prandaj është shumë e rëndësishme që ata të jenë të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm ndaj informatave me të cilat ndeshen, të i kuptojnë dhe të i vlerësojnë ato nga perspektiva kritike, dhe përfundimisht të jenë në gjendje që edhe vet të prodhojnë produkte mediale kualitative.

Çka ofron ky program:

  • Aftësi më të mira për të shkruar dhe lexuar
  • Aftësi për të menduar në mënyrë më kritike
  • Aftësi për të kuptuar dhe sfiduar informatat subjektive
  • Mundësi për internship/punë praktike afat-shkurtër në mediume (Portale online, gazeta, televizione, apo radio)
  • Informata më të detajuara rreth lajmeve të cilat mirren në përditshmëri në rrjetet sociale dhe mediat tjera
  • Pjesëmarrje në garën ”Kritikët e Rinj”, për shkrimin/artikullin më të mirë të publikuar
  • Pjesëmarrje në punëtorinë tre-ditore PONDER.

 

Punëtoria do të mbahet me 21 – 23 Tetor.