PONDER
BY: Innovations Lab Kosovo
11 April / 2018
Ponder: Critical media literacy workshop është punëtori që organizohet nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, në partneritet me OJQ PEN dhe misionin e OSBE-se në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të aftësive të mendimit kritik, duke u përqëndruar në shkrim-leximin kritik medial.

Ponder: Critical media literacy workshop është punëtori që organizohet nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, në partneritet me OJQ PEN dhe misionin e OSBE-se në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të aftësive të mendimit kritik, duke u përqëndruar në shkrim-leximin kritik medial.
Përmes kësaj punëtorie ju përfitoni:
- Zhvillim të aftësive të shkrimit dhe leximit;
- Aftësi për të menduar në mënyrë më kritike;
- Aftësi për të kuptuar dhe sfiduar informatat subjektive;
- Zhvillim të çasjes kritike ndaj informacioneve të cilat merren në përditshmëri në rrjetet sociale dhe mediet tjera;
- Rrjetëzim me kritikë të rinj;
- Mundësi për internship/punë praktike afat-shkurtër në institucione mediale (Portale, gazeta, televizione apo radio);
- Pranimi i mentorimit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme;
- Çertifikim.
KUSH MUND TË APLIKOJ:
- Të rinjtë dhe adoleshentët e moshave 14 – 21, shtetas të Kosovës;
- Shtetas të Kosovës, të komunave Gjilan, Kamenicë, Viti, Partesh dhe Ranillug;
- Të rinjtë dhe adoleshentët të cilët janë të interesuar të përmirësojnë aftësitë e të menduarit kritik;
- Të rinjtë dhe adoleshentët të cilët janë të interesuar të shkruajnë dhe lexojnë.
Si të aplikoni:
- Mund të aplikoni individualisht apo si grup i dy apo tre anëtarëve;
- Kur të plotësoni aplikacionin, shënoni informatat e kërkuara për secilin anëtarë të ekipit;
- Shkruani dy ese në bazë të përshkrimit të ofruar në formën e aplikimit më poshtë.
Plotësoni formularin e aplikimit këtu: PONDER – FORMA PER APLIKIM;
Punëtoria do të mbahet prej 11-13 Maj, 2018.
Afati i fundit për aplikim është e Enjte, 3 Maj 2018.