Problemet me të cilat po përballet shoqëria jonë janë sfiduese, por jemi pikërisht ne ata të cilët vendosim të qëndrojmë injorant apo t’i pranojmë sfidat dhe të punojmë në tejkalimin e këtyre problemeve.

UNICEF Innovations Lab Kosovo erdhi në Gjimnazin tim “Xhevdet Doda” ku na informuan për edicionin e 4-të të UPSHIFT-it.

Unë dhe grupi im konkuruam me temën mbi ngacmimeve mes nxënësve që po ndodhin nëpër shkollat tona dhe derisa ishim në punëtorinë tre-ditore (gjatë vikendit) mësuam ti përdorim mjetet që na ndihmojnë të organizojmë të menduarit tonë, vizatuam pemën ku i kemi paraqitur shkaktarët e problemeve dhe pasojat, gjersa i bënim këto punë në të njëjtën kohë mësuam ti mendojmë thellë nga vinin problemet e shoqërisë tonë. Më vie të qesh kur i krahasoj shkaktarët e ngacmimeve para punëtorisë me ato shkaktarë pas punëtorisë (pas një analize të thellë), kontrast i madh.

12710903_1070939742926456_6025233545395021945_o

UPSHIFT-i më dha një mundësi ti provoj aftësitë e mia për ti zgjidhur problemet me të cilat po përballet shoqëria jonë. Përvojën që e fitova në Upshift mund ti zbatoj edhe në fusha të tjera të jetës. Për mua, ka qenë privilegj të ulem me profesionistët dhe ti mësoj metodat kreative për ti zgjidhur problemet e komunitetit tim. Kërkohej fokus, punë, diskutim mes anëtarëve të grupit dhe mentorit tonë. Nganjëherë nga dëshira e madhe për të arritur deri te zgjidhja kishim edhe mospajtime në lidhje me disa çështje rreth zgjidhjeve, mospajtime madje edhe me mentorin tonë, mirëpo këto mospajtime aspak nuk na ngrehnin mbrapa përkundrazi rezultonin me zgjidhje më kualitative. Energjia, lojërat, të qeshurat dhe miqësia ishin pjesë të pandara të kësaj punëtorie, për këtë arsye une e quaj këtë vikend “Fun and Fruitful”.

Metoda “Learning-By-Doing” ka pasur efekt të madh te unë si një i ri dhe më ka bërë më produktiv, madje më shtyu ta zbatoj këtë metodë edhe në çështje të tjera.

Por aventura ime filloi pasi grupi im (“Say No to Bullying”) fitoi pëlqimin e jurisë për implementimin e projektit. Ishte koha ti vendosim gjërat në praktikë. Ne kishim në plan:

1. Formimin e klubeve në dy shkolla fillore (Shkolla “Model” dhe “Shkolla e Gjelbër”), ku këto shkolla janë treguar të gatshëm të na ndihmojnë në zhvillimin e këtyre klubeve përmes të cilave kishim për qëllim socializimin e fëmijëve.

2. Punimin e një filmi të metrazhit të shkurtër me mesazh sensibilizues.

13041250_242331892786751_9050069291816565150_o

Si ta implementojmë projektin? A kemi mjaft përvojë ne si nxënës të shkollës së mesme? A do ti tejkalojmë problemet të cilat shfaqen gjatë implementimit të projektit? Si ti menaxhojmë 2,000€? etj.

Përkundër gjithë këtyre sfidave, ne vazhdimisht kishim mbështetjen e UNICEF Innovations Lab Kosovo.

Unë, si udhëheqës i projektit, kisha përgjegjësi shtesë. Në fillim ishte paksa presion për mua pasi nuk kisha përvojë të madhe, por konsultimi me njerëzit që kishin përvojë dhe mbështetja e UNICEF Innovations Lab Kosovo më ndihmuan ti përfundoj detyrat e mia me sukses.

Gjatë aktivitete me fëmijët në klube kemi përdorur disa prej metodave të cilat i kemi mësuar gjatë qëndrimit tonë në UPSHIFT.

Klubet kanë sjellur rezultate të cilat shihen qysh në fillim të takimeve ku fëmijët kanë treguar për shoqeritë e reja që kanë fituar duke aplikuar dhe praktikuar metodat e propozuara nga ne. Fëmijët kanë punuar kartolina të cilat u kanë dhuruar femijëve që janë më të qetë dhe më të tërhequr. Rezultatet ishin të mahnitshme dhe këto lojëra u përhapën edhe mes nxënësve të tjerë të cilët nuk ishin pjesë e klubeve tonë. Prindërit kanë telefonuar mësueset dhe i kanë treguar për rezultatin pozitiv që është arritur tek femijët e tyre me pranimin e asaj kartoline.

Fëmijët gjatë takimeve shpreheshin shumë të kënaqur me qëllimin dhe realizimin e këtij projekti, ata dëshironin të qëndronin edhe me gjatë sesa që ishte e paraparë në agjendën tonë të aktiviteteve. Këta fëmijë përpos që janë shoqëruar me njëri-tjetrin janë shoqëruar edhe me ne e poashtu na kanë dhuruar dhurata.

Pasi i kemi mbajtur takimet tona me fëmijët ka pasur raste kur këta fëmijë më janë drejtuar duke më thënë “Enis, të kam si vëlla”, “Të kam shok të ngushtë” etj, këto fjalë kanë dëshmuar ndikimin që kemi pasur te këta fëmijë, me disa akoma i mbaj kontaktet në Facebook.

Angazhimi me fëmijët ka qenë jo e lehtë mirëpo përvojë interesante.

Faza e dytë e implementimit të projektit ka qenë punimi i një filmi të shkurtër.
Gjatë punimit të skenarit jam fokusuar që mesazhi i filmit të jetë për të gjitha kategoritë e njerëzve pasi që problemi i ngacmimeve është serioz dhe kërkohet bashkëpunim në zgjidhjen e këtij problemi.

13087214_1121474097873020_3098423475282608429_o

Gjatë punimit të skenarit ka pasur ndërhyrje edhe nga bashkëanëtarët e grupit, Dafina Sylaj dhe Bardha Kelmendi, me të cilat e kam plotësuar mesazhin e filmit në atë mënyrë që të jetë i qartë për të gjithë. Skenari i filmit (“Përtej Vijave”) përfshin shkaktarët, pasojat dhe zgjidhjet e problemeve të shoqërisë. Është i bazuar në ngjarjet reale. Shumica e xhirimeve janë bërë në Gjimnazin “Xhevdet Doda”. Premiera u mbajt më 10 Qershor 2016 në Kino ABC.

Filmi u mirëprit nga nxënësit dhe media. Publiku është ndarë i kënaqur, i emocionuar dhe krenar me punën tonë. Kemi marr komplimente të shumta, njëra prej tyre është “Po të mos isha ardh në premierë, më kish ikur diçka madhështore”, tjerët na thanë “Keni potencial për me arrit shumë, mos u ndalni” etj…

“Say No to Bullying” arriti përmes filmit ta përcjell një mesazh sensibilizues te publiku, ti paraqet problemet e shoqërisë tonë, shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet. Rezultati ishte mbreslënës.

Falenderim të veçantë UNICEF Innovations Lab Kosovo të cilët vazhdimisht na kanë mbështetur dhe pa të cilët ky projekt nuk do kish filluar. Në UPSHIFT kemi filluar dhe nuk e dijmë se ku do përfundojmë mirëpo mësimet të cilat i kemi marr aty do vazhdojmë ti zbatojmë edhe në të ardhmën.

Ndihem me fat që jam një UPSHIFTer ☺!