UNICEF Innovations Lab Kosovo organizon StartUP: Punëtori për ndërmarrje sociale, prej 19-21 janar, 2018.

  • Mësoni më shumë mbi ndërmarrjet sociale;
  • Shfrytëzoni mundësinë për të krijuar ndërmarrje sociale;
  • Zhvilloni produkte/shërbime që përmisojnë jetën e komunitetit;
  • Fitoni më shumë njohuri për menaxhimin e financave;
  • Bëhuni pjesë e rrjetit të ndërmarrjeve sociale;
  • Fitoni grant deri 5000 EUR për të realizuar idenë tuaj;

Të drejtë aplikimi kanë: 

  • Të rinjtë e Kosovës* të grupmoshës 15 – 25 vjeç;
  • Të rinjtë që kanë ide për të zhvilluar një produkt/shërbim;

**Inkurajohen kompanitë dhe ndërmarrjet që operojnë jo më gjatë se gjashtë (6) muaj në Kosovë* poashtu të aplikojnë.

Të gjitha shpenzimet përgjatë kësaj punëtorie janë të mbuluara nga UNICEF Innovations Lab Kosovo.

Si të aplikoni:

Koha për aplikim ka kaluar!

Për të ju ndihmuar gjatë procesit të aplikimit, ju lutem na kontaktoni në email: startup@kosovoinnovations.org ose na telefononi në: +386 (0) 49 728 555.

Afati i fundit për aplikim është të enjtën, me datë 11 janar, 2018 në orën 23:59.