UNICEF Innovations Lab Kosovo në bashkëpunim me Ipko Foundation dhe Jakova Innovation Center (JIC) organizon UPSHIFT: Social Impact Workshop, prej 3-5 mars, 2017.

  • Zhvilloni aftësitë dhe përvojën tuaj profesionale
  • Zgjidhni sfidat shoqërore dhe kontribuoni në komunitetin tuaj
  • Mësohuni si t’i zhvilloni, planifikoni, dhe implementoni idetë tuaja
  • Shoqërohuni me të rinj tjerë të cilët kanë interesa dhe pasion të përbashkët për të mirën e shoqërisë
  • Fitoni deri në 2,000 EUR si mbështetje për t’a realizuar idenë tuaj.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Të rinjtë e Gjakovës, Rahovecit dhe Junikut;
  • Të rinjtë nga 15 – 24 vjeç;

Të gjitha shpenzimet gjatë tri ditëve të punëtorisë mbulohen nga organizatorët.

Si të aplikoni:

Për të ju ndihmuar gjatë procesit të aplikimit, ju lutem na kontaktoni në email: upshift@kosovoinnovations.org ose na telefononi në: +377 (0) 44 362 506.

Afati i fundit për aplikim është e Enjte, 23 shkurt 2017.