Laboratori për Inovacione në Kosovë këtë herë në bashkëpunim me UN Women ju fton që të jeni pjesë e UPSHIFT: Social Impact Workshop, qe mbahet me 04 – 06 nëntor 2016.

  • Zhvilloni aftësitë dhe përvojen tuaj profesionale
  • Zgjidhni sfidat shoqërore dhe kontribuoni në komunitetin tuaj
  • Mësohuni si t’i zhvilloni, planifikoni, dhe implementoni idetë tuaja
  • Shoqërohuni me të rinj tjerë të cilët kanë interesa dhe pasion të përbashkët për të mirën e shoqërisë
  • Fitoni deri në 2,000 EUR si mbështetje për t’a realizuar idenë tuaj.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Të rinjtë e Kosovës*;
  • Të rinjtë nga 14 – 25 vjeç;
  • Aplikantët që trajtojnë temën e barazisë gjinore.

Të gjitha shpenzimet gjatë tri ditëve të punëtorisë mbulohen nga Innovations Lab Kosovo.