UPSHIFT: SOCIAL IMPACT WORKSHOP

16 Gusht / 2019

UNICEF Innovations Lab Kosovo ne partneritet  me IPKO FOUNDATION eshte duke organizuar UPSHIFT: Social Impact Workshop, nga 27 – 29 Shtator 2019.

UNICEF Innovations Lab Kosovo në partneritet me IPKO FOUNDATION është duke organizuar UPSHIFT: Social Impact Workshop, nga 27 – 29 Shtator 2019.

  • Zhvilloni aftësitë dhe përvojën tuaj profesionale
  • Zgjidhni sfidat shoqërore dhe kontribuoni në komunitetin tuaj
  • Mësohuni si t’i zhvilloni, planifikoni, dhe implementoni idetë tuaja
  • Shoqërohuni me të rinj tjerë të cilët kanë interesa dhe pasion të përbashkët për të mirën e shoqërisë
  • Fitoni deri në 1,000 EUR si mbështetje për t’a realizuar idenë tuaj.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Të rinjtë nga të gjitha komunat e Kosovës 
  • Të rinjtë nga 14 – 24 vjeç;

Të gjitha shpenzimet gjatë tri ditëve të punëtorisë mbulohen nga IPKO Foundation/UNICEF Innovations Lab Kosovo.

Si të aplikoni:

Krijoni një ekip prej 4 – 5 anëtarë dhe kompletoni formën e aplikimit këtu: APPLICATION FORM

Për të ju ndihmuar gjatë procesit të aplikimit, ju lutem na kontaktoni në email: upshift@ipkofoundation.org or +383 (0) 49 555 906 ose +383 (0) 44 555 031.

Afati i fundit për aplikim është e enjëte, 19 Shtator, 2019.